Kjo faqe interneti përdor cookies (biskota) funksionale për të mundësuar përvojën optimale të faqes së internetit. Faqja e internetit gjithashtu përdor cookies analitike dhe të marketingut për qëllime statistikore dhe marketingu. Informacioni i mbledhur nga cookies e përzgjedhura do të ndahet me partnerët tanë të shërbimit. Duke pranuar të gjitha cookies, ne mund të sigurojmë përvojën më të mirë të mundshme të faqes së internetit për ju. Duke çaktivizuar cookies, disa nga veçoritë e faqes së internetit mund të mos funksionojnë siç duhet.
Çdo vegël Makita i nënshtrohet inspektimit të saktë në fabrikë sipas standardeve të rrepëta për cilësi. Makita d.o.o., në Brnçiçeva 17, 1231 Lublanë-Çërnuçe, garanton cilësinë ose funksionin pa të meta brenda periudhës së garantuar prej 12 muaj, nga data e lëvrimit ose dërgesës te konsumatorit. Brenda kësaj periudhe, Makita do t’i eliminoj tërë gabimet e funksionimit të veglës pa pagesë. Nëse gabimi ose defekti nuk mund të korrigjohet brenda afatit total prej 45 ditëve nga data e dërgesës në qendrën për riparime, te prodhuesi ose agjenti, produkti zëvendësohet me produkt të njejtë të ri ose shuma e të hollave i kthehet klientit. Ne ju sigurojmë se ne do t’i bartim të gjithë shpenzimet që do të shkaktohen për dërgesë të veglës për riparim sipas listët së vlefshme për dërgesa të postës. Jetëgjatësia e servisimit dhe pjesëve rezervë është 3 vite pas skadimit të periudhës së garancionit. Prodhuesit e motorit Briggs & Stratton dhe Honda, që ndërtohen në veglat Makita, janë përgjegjës për servisimin e motorëve. Garancioni është i vlefshëm në territorin e Republikës se Shqipërisë. Garancioni nuk përjashton të drejtat e klientit që burojnë nga përgjegjësia e shitësit për mangësitë ose defektet e të produkteve.
ZGJATJA E PERIUDHËS SË GARANCIONIT DERI NË 36 MUAJ PËR VEGLA DHE 24 MUAJ PËR AKUMULATOR LI-ION
Për të gjithë veglat elektronike dhe me benzinë Makita (përveç për serinë DFT, DFL, DTDA, DTWA, veglat pneumatike, kompresorët, karikuesit, fishekët e akumulatorëve, dhe llambat me akumulator), të blerë te tregtarët e autorizuar në Shqipëri, Makita d.o.o ofron zgjatje të garancionit deri në 36 muaj, me kusht që blerësi ta regjistroj veglën në uebfaqen www.al.makita-see.com brenda 4 javësh pas datës së dërgesës së produktit te klienti, që gjendet në kartelën e garancionit. Për të gjithë akumulatorët Li-ion, të blerë individualisht ose si set vegle, te tregtarët e autorizuar në Shqipëri, Makita d.o.o ofron zgjatje të garancionit deri në 24 muaj, duke mundësuar që blerësi ta regjistroj fishekun e akumulatorit në uebfaqen www.al.makita-see.com brenda 4 javësh nga data e dërgesës së produktit te klienti, e cila gjendet në kartelën e garancionit (psh. fatura).
PËRJASHTIME NGA GARANCIONI
Garancioni nuk e mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga:
Garanca poshtu nuk vlenë për veglat e çmontuara, pjesërisht të çmontuara ose për vegëlat me pjesë jo origjinale ose vegëlat të cilat kanë provuar t’i riparojnë persona të paautorizuar. Garanca nuk mbulon mirëmbajtjen, pjesët e konsumueshme (psh., brushat, vajin, grason) dhe konsumin normal të veglës.
FUQIZIMI I GARANCIONIT
Në rast të shfrytëzimit të garancionit, klienti patjetër të dërgoj veglën bashkë me certifikatën të plotësuar si duhet dhe në rast të zgjatjes së garancionit me certifikatë të garancionit të zgjatur, te njëra nga qendrat tona të autorizuara për servisim të radhitura në kartelën e garancionit. Tërë informata për dokumentet e parashtruar patjetër të përputhen me njëra tjetrën.
KUSHTET E GARANCIONIT PËR FISHEKËT E AKUMULATORIT LI-ION MAKITA
Çdo akumulator Makita i nënshtrohet inspektimit të saktë në fabrikë sipas standardeve të rrepëta për cilësi. Makita d.o.o., në Brnçiçeva 17, 1231 Lublanë-Çërnuçe, garanton cilësinë ose funksionin pa të meta të akumulatorit brenda periudhës së garantuar prej 12 muaj, nga data e lëvrimit ose dërgesës te konsumatorit, përveç të drejtave legae dhe kontraktuese. Brenda kësaj periudhe, Makita do t'i eliminoj tërë gabimet e funksionimit të akumulatorëve pa pagesë.
ZGJAHA E PERIUDHLS SË GARANCIONIT NË 24 MUAJ
Për të gjithë akumulatorët Li-ion, të blerë individualisht ose si set vegle, te tregtarët e autorizuar në Shqipëri, Makita d.o.o ofron zgjatje të garancionit deri në 24 muaj, duke mundësuar që blerësi ta regjistroj fishekun e akumulatorit në uebfaqen www.al.makita-see.com brenda 4 javësh nga data e dërgesës së produktit te klienti, e cila gjendet në kartelën e garancionit. Kur ta regjistroj, klienti patjetër të pajtohet me përdorimin e të dhënave të tij për qëllime komerciale.Pas regjistrimit, klienti merr ose pranon një certifikat të garancës së zgjeruar, e cila patjetër të ruhet ose shtypet. Zgjatja e garancionit është në dispozicion për blerësit me rezidencë të përhershme në Shqipëri.
PËRJASHTIM NGA GARANCIA
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim i shkaktuar nga
FUQZIMI I GARANCISË
Në rast të shfrytëzimit të garancionit, klienti patjetër të dërgoj akumulatorin Li-ion bashkë me faturën origjinale dhe certifikatën e plotësuar siç duhet dhe me certifikatë të garancionit të zgjatur, te njëra nga qendrat tona të autorizuara për riparim të radhitura në kartelën e garancionit. Tërë informata për dokumentet e parashtruar patjetër të përputhen me njëra tjetrën.