MAKITA OFRON VIZIONIN E TË ARDHMES SË BATERIVE ME ZGJERIMIN E SISTEMIT LXT DHE SISTEMIN E RI XGT
Sistemi i ri Max XGT 40 volt do të qëndrojë krah për krah me sistemin kryesues të industrisë LXT
Makita po e zgjeron më tej tregun e pajisjeve me bateri me prezantimin e sistemit Max XGT 40 volt, një sistem i ri i baterive me kërkesa më të larta. Sistemi XGT do të qëndrojë krah për krah me sistemin kryesues të industrisë LXT 18 volt, duke u dhënë përdoruesve industrialë me kërkesa më të larta më shumë pajisje dhe vegla me bateri, për një vend pune vërtet pa kabllo.
Risia e baterisë është shumë më tepër se thjeshtë bateri më të mëdha. Kjo ka të bëjë me krijimin e një teknologjie të baterive dhe inxhinierinë e motorit që punojnë të ndërthurura për një rendiment optimal. Makita po krijon të ardhmen e pajisjeve me bateri, dhe kosumatori fiton me më shumë mënyra për të punuar me efikasitet pa burimet tradicionale të energjisë.
Sistemi XGT do të prezantohet në fillim në Japoni dhe më vonë në Evropë në vitin 2020. Ai është projektuar për aktivitete industriale me kërkesa më të larta, ndërkohë që të gjitha kanalet e industrisë po inkurajojnë gjithmonë e më shumë kalimin drejt energjisë së baterive. Megjithëse bateritë XGT duken të ngjashme në madhësi me bateritë LXT 18 volt, Max XGT 40 volt është një sistem i ri që sjell vegla dhe pajisje për aktivitete me kërkesa më të larta në sektorët e ndërtimit, industrisë, kopshtarisë dhe pastrimeve tregtare.
Sistemi XGT do të qëndrojë krah për krah me LXT, sistemin kryesues të pajisjeve me bateri për përdoruesit profesionalë. Në Evropë, sistemi LXT ka aktualisht mbi 275 produkte që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve në një gamë të gjerë aktivitetesh, me edhe shumë produkte të tjera së shpejti.
Makita do të vazhdojë të investojë shumë në sistemin LXT 18 volt; kemi një program të jashtëzakonshëm me produkte të reja LXT në proces e sipër për përdoruesit profesionistë në të gjitha segmentet. Avantazhi LXT qëndron në përdorimin në mënyrë uniforme të një baterije të vetme në 275 produkte, me aftësinë për rritjen e fuqisë me përdorimin e dy baterive 18-voltëshe në produkte të caktuara. Ky është një koncept i thjeshtë që e ka revolucionalizuar mënyrën se si realizohen punët nga përdoruesit profesionistë.
Fokusi global i Makita-s është risia; teknologjia e re dhe ofrimi i produkteve që përmirësojnë jetën e konsumatorëve. Makita e mbështet këtë duke ofruar një shërbim klienti të pakrahasueshëm për përdoruesit e saj të vlefshëm. Zgjerimi është drejtimi i biznesit në të gjitha frontet, dhe kjo mbështetet me investime të larta për të sotmen, të nesërmen dhe të ardhmen. Tregu po ndryshon dhe do të ndryshojë dhe Makita është në pozicionin e duhur për ta udhëhequr këtë ndryshim.